Policia italiane ka zbatuar urdhrin e gjykatës duke vënë në pranga Maurizio Archiniton, 25 vjeçar . Ky i fundit ka marrë dënimin e burgut përjetë nga një gjykatë në Milano, pasi ka vrarë dy shqiptarë, të cilët janë xhaxha e nip me njëri – tjetrin.
Shqiptarët e ekzekutuar nga ana e italianit janë Alban Medha 51 vjeçar dhe Ndue Bruka, 27 vjeçar.
Këta të fundit janë vrarë në muajin nëntor të vitit 2012 në Abbategrasso. Gjykata ka thënë se vrasjet kanë ndodhur për shkak të pazareve të prishura të drogës.
Gjithashtu, me burgim të përjetshëm është dënuar edhe vëllai i vogël i Maurizios, Mattia Archinito. Shtetasi italian Maurizio Archinito u lirua fillimisht se u tha se nuk ka kryer krimin, por se në Gjykatën e Apelit u rrëzua liria dhe u dënua me burg të përjetshëm.
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...