Unioni i grave të VMRO-DPMNE-së organizoi protestë para Ministrisë së Shëndetësisë për rastin me lehonën në Dibër, por edhe për gjendjen aktuale në sektorin e shëndetësisë, përfshirë dhe keqmenaxhimin me pandeminë, për çka u kërkua dorëheqje e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe.
Deputeti i VMRO-DPMNE, Mile Lefkov, tha se dorëheqjen e kërkojnë për dy arsye: Për paaftësinë e ministrit Filipçe për të udhëhequr me shëndetësinë dhe për mashtrim të qytetarëve për sigurimin e vaksinës.
“Unë mendoj se Filipçe, si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, duhet të mbajnë përgjegjësi penale, sepse ata me vetëdije po i gënjejnë njerëzit. Filipçe gënjen me vetëdije njerëzit dhe krijon pritje të rreme. Të gjithë të sëmurët dhe të gjithë të vdekurit do të shkojnë në shpirtin e tij. Sidomos ata që u infektuan dhe vdiqën. Ne jetojmë në një vend ku vaksinat nuk janë zbuluar ende. Ndërsa e gjithë bota po vaksinohet, për ne vaksinat nuk ekzistojnë. Kështu i shpërbleu Venko Filipçe punëtorët shëndetësorë. Dhe ata pak që ishin në dispozicion për punëtorët shëndetësorë ishin të donuara.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov./zhurnal
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...