Kandidati i shumicës parlamentare për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i ka kritikuar ashpër veprimet e VMRO-DPMNE-së për ta zvarritur seancën konstituive të Kuvendit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo zvarritje po bëhet për qëllime të ngushta partiake. Xhaferi ka fajësuar VMRO-DPMNE-në dhe presidentin Gjorge Ivanov për krizën politike në të cilën është futur Maqedonia pas zgjedhjeve parlamentare. Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë me dije se VMRO-DPMNE-ja nuk është e interesuar për transformim të qetë të pushtetit. Sipas tij, ky subjekt politik është i interesuar të inskenojë situata të palakmueshme brenda parlamentit. Xhaferi i ka bërë thirrje Ivanovit t’ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e institucioneve të reja.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...