Vetëm edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO.
Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë.
Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja.
Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të, shkruan Alsat-M.
Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të dytë.
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...