Informacionet e publikuara nga Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni thonë se deri më 30 gusht, 19,3% e të prekurve me COVID-19 janë hospitalizuar kurse pjesa tjetër janë shëruar në kushte shtëpiake.
“Nga rastet e prekura me COVID-19 vetëm 19,3% janë hospitalizuar apo (janë duke) në kushte spitalore kurse tjerët janë shëruar në shtëpi me simptome të lehta apo pa simptome me pasqyrë më të lehtë të sëmundjes” shkruhet në raportin e ISHP-së, përcjell telegrafi maqedoni.
Përndryshe, numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2191 raste, 606 kanë vdekur kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani ka arritur në 11965. Gjithësejt të prekur nga COVID-19 deri tani ka pasu 14762.
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...