Qytetarë të ndryshëm, kryesisht të rinj tetovar, mbrëmjen e sotme pranë ish-spitalit modular ku ndodhi tragjedia e mbrëmshme, kanë vendosur buqeta me lule në kujtim të 14 pacientëve që humbën jetën nga zjarri.
Qytetarët janë mbledhur në mënyrë spontane, pa ndonjë organizim paraprak, dhe kanë vendosur lule në disa vende të ndryshme përreth ish-spitalit.
Kujtojmë se nga zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë ditën e djeshme rreth orës 20:30 humbën jetën 14 pacientë që ishin të shtruar me COVID-19 dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë, përfshirë dy mjek dhe katër infermiere./asat m/
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e ...
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëm...
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit
Bayern demolon Atalantan edhe në Gjermani, kalon me lehtësi ...
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...