Vëllai i komandant Sokolit: Vetëm BDI dhe UDB janë kundër protestës së sotme në Shkup

17:58 | 9 Maj 2016
M. A.

Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit – Komandant Sokolit, ka komentuar kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim, lëshuar kundër protestës së sotme të shqiptarëve të Maqedonisë me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, që është thirrur nga Këshilli Opozitar sot me fillim në ora 17:30 prej te parku i Çairit.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Xhafer Ukshini e ka krahasuar BDI-në me UDB-në, pas lajmit se partia e Ali Ahmetit ka dalë kundër protestave të Këshillit Opozitar.

“Udba është kundër shqiptarëve i ditur qëndrimi i tyre se punojnë për armikun shqiptar dhe të kontrolluara nga udba nuk mujn ta pranojnë protestën shqiptare me flamuj Kuq e zi”, ka shkruar Xhafer Ukshini.

Shpërndaje në rrjete sociale