Sot, Kuvendi do të vazhdojë seancën e 53-të, në të cilën ka disa ligje në rendin e ditës, por dhe një propozim deklaratë për mbështetjen e procesit për anëtarësimin në Republikën e Maqedonisë në NATO dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas një procedure të shkurtuar.
Në agjendën e kësaj seance, e cila u ndërpre dje për shkak të takimi të liderëve në klubin e deputetëve, ka edhe propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënieve të punës në shkallën e dytë, llogaria përfundimtare të buxhetit për vitin 2017, plotësimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit në transportin rrugor, në leximin e dytë.
Me propozimin e shumicës qeverisëse në agjendën e rendit të ditës janë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, në leximin e dytë, por edhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për deputetët, në leximin e dytë, raportet dhe ligjet e tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...