Kuvendi i Maqedonisë sot vazhdoi seancën e dhjetë konstituive, duke mos mundur të kalohet në pikën e katërt të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e cila pikë po pengohet nga kryesuesi i Trajko Veljanoski.
Deputetët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), përsëri e paralajmëruan kryesuesin e seancës Trajko Veljanoski, se po shkel Rregulloren, që nuk po pranon kalimin në pikën tjetër.
Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski gjatë debatit kërkoi nga kryesuesi i seancës që të respektohet Rregullorja dhe të kalojë në pikën e rendit të ditës, gjegjësisht në propozimin për zgjedhjen e Komisionit dhe kryetarin e Kuvendit.
“Kërkoj në bazë të nenit 78 paragrafi 2, me mbështetjen e 10 deputetëve të kalohet në pikën 4 të rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Përderisa nuk dëgjoj argument i cili do të hedh poshtë këtë nen, deri atëherë do të kërkoj nga Trajko Veljanovski të vë në votim këtë pikë”, tha Spasovski.
Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja, reagoi duke thënë se kërkesa e LSDM-së për kalimin në pikën për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, asnjëherë nuk ka ndodhur më parë.
“Këtë interpretim që e ka LSDM-ja neve na përgjigjej 1000 herë në 10 vitet e kaluara. Ti ndërpresim diskutimet që ata i kanë patur, ti kalojmë ligjet më shpejtë, por ajo asnjëherë nuk ndodhi sepse mirë e dinë sepse nuk është ashtu dhe nuk mban arsyetimi i tyre. Prandaj çfarë nëse një herë zbatohet kjo, atëherë nuk e di se ku do të përfundojmë”, tha Gjorçev, duke shtuar se kanë pasqyrë të qartë në Rregulloren.
Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, tha se deputetët e VMRO DPMNE-së po manipulojnë me qytetarët.
“Tërë kohës i referoheni edhe Platformës së shqiptarëve, me qëllim që të krijoni reaksion tjetër tek popullata maqedonase, se kinse do të ndodh diçka e dhunshme në vend. Nuk është në rregull kjo. Ky manipulim të psikologjisë sociale dhe fenomeneve të psikologjisë sociale, nuk do të kalojnë”, deklaroi Memedi.
Vazhdimi i seancës konstituive pason menjëherë pas iniciativës që e dorëzoi LSDM-ja, e mbështetur nga BDI-ja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Kjo iniciativë e shumicës së re parlamentare numëron 67 deputetë nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit të Maqedonisë./Arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale