Sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup do të mbahet një seancë e re në rastin “Titanik”, e cila i referohet parregullsive zgjedhore.
Kjo është seanca e parë që nga emërimi i një gjyqtari të ri porotë, pasi Këshilli Gjyqësor kohët e fundit shkarkoi dy gjyqtarë porotë, të cilët ishin pjesë e trupit gjykues në disa raste nga ish-PSP, për shkak të mbushjes së moshës 60 vjeç.
Rasti është në fazën e dëshmive dhe është duke u zhvilluar nga gjyqtari Osman Shabani, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga prokurorja Lile Stefanova.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në rastin “Titanik” akuzohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rashajkovska./Telegrafi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia