Protestat kundër qeverisë në Serbi kanë vazhduar edhe të shtunën e tretë të gushtit. Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Terazijske” për të ecur drejt zyrës presidenciale. Ata i paraqitën 42 kërkesa për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Në të njëjtën kohë, tubime të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete tjera të Serbisë.
Siç kishte premtuar, presidenti serb dha urdhër për largimin e rrethojës së metaltë përreth perimetrit të ndërtesës presidenciale. Javën e kaluar, protestuesit kishin reaguar ashpër ndaj vendosjes së rrethojës dhe kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Vuçiqit.
Për më tepër, disa persona pa uniforma e rrahën një grup protestuesish që e mbanin listën me kërkesa. Presidenti kishte mohuar se është i përfshirë në këtë incident.
Protestat kundër qeverisë serbe kanë filluar në dhjetorin e vitit të kaluar pasi një politikan i opozitës u rrah nga disa sulmues të maskuar para se të merrte pjesë në një debat televiziv, shkruan “Free Europe”
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...