Në ditën e 45-të të protestave, iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, sot ka dalë me kërkesa të reja, ku sikurse VMRO DPMNE-ja, kërkuan zgjedhje të reja.
Sipas protestueseve, mundësia e vetme për të vlerësuar platformën e përbashkët të partive shqiptare janë zgjedhjet e reja.
Ata porositën shumicën e re në Kuvend “që të mos tentojnë gjatë festave të bëjnë grushtet”.
Protestuesit që nga fillimi i protestës janë shprehur kundër platformës së partive shqiptare, kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë dhe kundër zgjedhjes së një deputeti shqiptar për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë./Arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...