Politikani bullgar dhe kandidati për kryeministër nga partia “Vazhdimi i ndryshimit”, Asen Vasilev tha se çështja e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar tashmë dhe propozimi është dorëzuar.
“Kemi përfunduar tashmë punën për çështjen e Maqedonisë. Kolegët nga Republika e Maqedonisë së Veriut besojnë se ky propozim është pro-bullgar”, tha Vasilev në dalje nga takimi për negociatat e koalicionit, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.
Vasilev shtoi se nëse edhe ky propozim i modifikuar shihet si i mangët, atëherë Maqedonia ka probleme të theksuara.
“Duhet të jemi të kënaqur me faktin se ky propozim qe në realitet konsiderohet “pro bullgar” krijon probleme për fqinjët tanë, jo për ne. Ne tashmë e kaluam situatën komplekse që kishim dhe angazhimi ngelet tek Maqedonia që të vazhdoj tutje”, theksoi Vasilev.
Sipas raportimeve nga presidenca franceze e BE-së, propozimi i modifikuar përmban disa pika që balansojnë kërkesat e dy palëve, duke mos prekur në temat që dikur Maqedonia e Veriut i kishte përcaktuar si vija të kuqe në negociata.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë