Eurokomesari për Zgjerim, Olier Varhelyi nesër viziton Maqedoninë e Veriut me rastin e mbërritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 që financohen nga ana e Bashkimit Evropian.
Varhelyi nesër do të realizojë takim me kryeministrin Zaev dhe bashkërisht me ministrin austriake Karoline Edstadler dhe ministrin Filipçe do ta vizitojnë pikën vaksinal “Boris Trajkovskin”.
Ndryshe, Komisioni Evropian dhe Austria muajin e publikuar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut.
“BE dëshmon solidaritet dhe kujdes për vendet e Ballkanit Perëndimor që nga fillimi i pandemisë. Për Maqedoninë e Veriut, BE siguroi rreth 230 milionë euro për pajisje mjekësore si dhe për mbështetjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shkup./Telegrafi/
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend