Vala përvëluese e të nxehtit evropian është bërë vdekjeprurëse në disa pjesë të kontinentit. Gjashtë persona kanë vdekur në jug të Evropës nga vala e të nxehtit ose shkaqe të lidhura me të.
Dy persona vdiqën në Itali pas vdekjeve të ndara që lidhen me të nxehtin, ndërsa temperaturat përvëluese vazhdojnë të përfshijnë Evropën. Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur nga zjarrfikësit që po përballeshin me një zjarr në rajonin e Katalonjës në Spanjë të martën.
Autoritetet katalanase thanë se dy trupat u gjetën pasi zjarrfikësit shuan zjarrin në zonën Torrefeta, pranë qytetit Coscó.
Dy viktima të tjera të lidhura me vapën u regjistruan në Francë, ku më shumë se 300 persona u trajtuan nga zjarrfikësit të martën.
Autoritetet franceze thanë se dy vdekjet ishin rezultat i “sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë”.
Franca regjistroi qershorin e saj të dytë më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1900. Qershori i vitit 2025 është vetëm pas qershorit të vitit 2023, kur vendi përjetoi gjithashtu nxehtësi të fortë.
I nxehti i fortë të martën çoi në ndërprerje të energjisë elektrike në qendër të qytetit të Firences në Itali, për shkak të ngarkesës së konsumit nga kondicionerët.
Vala e të nxetit ka prekut edhe rajonin tonë, ndonëse me intensitet më të ulët momentalisht, temperaturat pritet të rriten në fundjavë.
Kontinenti evropian po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, një fenomen që agjencia e klimës e OKB-së tha se po bëhet më i shpeshtë për shkak të “ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”.
Spanja dhe Anglia, përjetuan qershorin e tyre më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve.
Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.
Organizata Botërore Meteorologjike të martën tha se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu do të thotë se “nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë dhe intensive”.
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...
Rama publikon pamje nga punimet për sheshin “Isa Bolet...
Ish-drejtori i morgut të Harvardit dënohet me 8 vjet burg pë...
Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes ...
Eskalon debati mes Labit dhe Fjollës: Shko shërohu, merri qe...