Google ADS

Vaksinat kineze, javën e ardhshme pritet dërgimi nga “Pfizer”

09:06 | 9 Shkurt 2021
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje e nënshkroi Marrëveshjen për furnizim të vaksinave kundër Kovid-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Me Marrëveshjen, Republika e Maqedonisë së Veriut nga kompania kineze “Sinofarm” siguron 200.000 vaksina të cilat do të arrijnë këtë muaj. Data e saktë e arritjes dhe të gjitha informacionet në lidhje me dërgesën pritet të konfimrohen në ditët në vijim, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Kryeministri Zoran Zaev në debatin e djeshëm onllajn me Këshillit Atlantik në temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës” shfaqi shpresë se javën e ardhshme vendi do të marrë vaksina kundër covid-19 nga Fajzer, ndërsa pastaj edhe nga prodhues të tjerë.

I pyetur rreth furnizimit të vaksinave kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Zaevi theksoi se vendi mes të parëve është përfshirë në mekanizmin Kovaks për furnizim të vaksinave, por, siç theksoi gjithkund është problemi i njëjtë – nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe për këtë vonohet dërgesa.

“Shpresoj se javën e ardhshme do të kemi nga vaksinat e Fajzerit, ndërsa më tej edhe nga vaksinat e tjera”, potencoi kryeministri.

Në pritje të vaksinës, gjendja me Kovid-19 në vend edhe më tutje po qetësohet. Dje ishin regjistruar 75 raste të reja të virusit korona nga 726 testet e bëra. Por, është vërejtur numër më i madh i të vdekurve në krahasim me ditët e kaluara. Gjatë 24 orëve të kaluara ndërruan jetë 22 persona, në mesin e të cilëve edhe një person 27-vjeçar nga Demir Kapia dhe një 32-vjeçar nga Shkupi. Ishin regjistruar edhe 1.440 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 471.417 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 994.871 numri i pacientëve të shëruar është 85.439, numri i vdekjeve është 2.946, dhe numri i rasteve aktive është 6.486, që është gati 2.000 më pak në krahasim me fundin e janarit.

Më së shumti raste aktive ka në Shkup – 3215, Ohër – 381, Kavadar – 336, Kumanovë – 257, Tetovë – 252, Veles – 217. Në qytetet tjera ka nën 200.

Gjithsej 260 persona të dyshimtë ose të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 85 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërinjve tek fëmijët Kozle ka 30, ndërsa në KOGJ tre pacientë.

Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje me oksigjen.

Në spitalet e kryeqytetit ka rreth 90 shtretër të lirë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në shtetin tonë te 45 persona është konfirmuar lloji britanik i virusit.

Në laboratorin e ICGIB-ASHAM në periudhën nga 1 janari deri më 7 shkurt të vitit 2021 është konfirmuar prezenca e virusit SarsKov2 nga Britania e Madhe te 45 kampione të personave të infektuar.

“Pacienti i parë me këtë variant të virusit në këtë laborator është diagnostikuar më 13 janar të vitit 2021 në Ohër dhe prej atëherë përfaqësimi i tij në mënyrë progressive po rritet. Për momentin ky variant i virusit më i shpeshtë është në Ohër dhe Prilep, ndërsa është i pranishëm edhe te disa pacientë në qytete të tjera: Tetovë, Strugë, Kumanovë, Shtip, Veles” kumtuan nga MSH-ja.

NATO-ja përmes Sllovak eid dje dhuroi katër katër makina respiratorë në vlerë prej rreth 100.000 eurove. Në pranim-dorëzimin e donacionit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup morën pjesë ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Ivan Korçok, zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në cilësinë e Koordinuesit nacional për ndihmë të huaj në vend dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Deri më tani në botë nga virusi korona janë infektuar 106 milionë, ndërruan jetë 2,3 milionë, ndërsa janë shëruar 78,5 milionë persona.

Sipas përllogaritjeve të imunologëve, sip njoftoi dje zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deri në verën e ardhshme 60 për qind e banorëve të Tokës do të fitojnë imunitet në Kovid-19, që do të mundësojë në gusht t’i kthehemi jetës normale.

Në Kinë gati dy muaj nuk ka transmetim lokal të Kovid-19. Nga 16 dhjetori në Kinë nuk është vërejtur asnjë rast i transmetimit lokale të Kovid-19, publikoi Komisioni Nacional për Shëndetësi.

Në botë po bëhet edhe debat se cila nga vaksinat është më efikase, e cila jo.

Studimi më i ri i publikuar në revistën “Nejçër Medisin” tregoi se vaksina e Biontekut dhe Fajzerit vepron edhe kundër mutacioneve të virusit korona, të cilat u paraqitën në Afrikën e Jugut dhe Britani të Madhe, kumtuan sot të dyja kompanitë.

“Studimi i publikuar në revistën “Nejçër Medisin” tregon se vaksina Biontek/Fajzer i neutralizon mutacionet e reja të virusit korona”, thuhet në kumtesën e djeshme.

Pasi ishte publikuar informacioni se vaksina e Universitetit Oksford dhe kompania suedeze “Astra Zeneka” është e ndaluar në Afrikë të Jugut, për shkak të dyshimeve se nuk është efikase për personat e moshës mbi 65 vjet, dje në mbrojtje të saj doli ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran, duke thënë se ajo mundëson mbrojtje të mjaftueshme kundër gati të gjitha llojet e virusit korona.

Ai e mori këtë vaksinë në qendrën e vaksinimi në Melen, që u transmetua në televizion.

Edhe ministria britanike e Shëndetësisë dje doli në mbrojtje dhe tha se nuk ka dëshmi se vaksina e AstaZenekas nuk parandalon rezultate me vdekje, dhe as ndonjë formë të rëndë të sëmundjeve, duke shtuar se Afrika e Jugut vetëm përkohësisht e ka ndërprerë përdorimin e saj. (Zhurnal.mk)

Shpërndaje në rrjete sociale