Ndryshe nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi këmbëngul se Universiteti i ri i Shkupit “Nëna Terezë” do të jetë në gjuhën shqipe. Sipas tij, pjesa më e madhe e lëndëve në të gjitha programet studimore do të ndiqen në gjuhën shqipe por gjithashtu do të ketë edhe lëndë ne maqedonisht dhe anglisht ashtu siç parashikon ligji për arsim të lartë.
“Programet studimore do të jenë në gjuhën shqipe mirëpo ashtu siç parashikon edhe ligji për arsimin e lartë dy lëndë minimum në çdo program studimor duhet të jenë në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj në elaboratet e dorëzuara në Këshillin për akreditim është paraparë që një pjesë e lëndëve të jenë edhe në gjuhën angleze, dy programe studimore do të jenë vetëm në gjuhën angleze, dhe atë një program studimor në fakultetin e informatikës dhe një program studimor për studimet evropiane. Me këtë ne duam të ndërkombëtarizohet universiteti i Shkupit sepse do të jetë i ri dhe gara me universitetet tjera do të jetë më e vështirë”, deklaroi Ademi.
Sipas Ademit, diplomat studentët do t’i merrnin në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht. Ndërkaq për sa i përket udhëheqësit të Universitetit, Ademi thotë se rektori planifikohet të jetë i huaj. Ky përcaktim, sipas tij nuk ka të bëjë me mungesë të kuadrit shqiptar por me qëllim që të rektori i ri të sjell përvojë ndërkombëtare.
“Rektori i këtij universiteti të jetë i huaj të menaxhohet nga një ekspert me përvojë pune ekspert që di të menaxhojë universitet, që të kemi universitet të mirëfilltë i cili do të jetë konkurrues. Shqiptarë ka plot të përgatitur për ta kryer punën e rektorit, por ideja dhe qëllimi është që të sjellin përvojë ndërkombëtare”, tha Ademi.
Ai tha se Këshilli për akreditim tashmë kë dhënë përgjigje pozitive për të gjitha fakultetet dhe programet studimore, ndërkaq pritet vetëm miratimi në Kuvend i ligjit për themelimin e universitetit. Më pas do të formohen komisione amë për çdo fakultet të cilët do të menaxhojnë procedurat deri në zgjedhjen e senatit dhe rektorit.
Pavarësisht akuzave se projekti është pjesë e fushatës parazgjedhore të BDI-së, Ademi tha se projekti për themelimin e Universitetit kishte filluar kohë më parë, për të adresuar deficitin e kuadrove teknike shqiptare. Megjithatë Ademi nuk sqaroi nëse kuadro të BDI-së do të jenë pjesë e strukturave udhëheqëse të Universitetit./Alsat-M/
Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, të paktën pesë të vde...
Skenar i pazakont në çastet finale të Kupës së Afrikës ̵...
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të vot...
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...