Siç raporton AIM nga Strasburgu, sipas raportit të statistikave penale vjetore të Këshillit të Evropës për vitin 2018, publikuar sot, Maqedonia e Veriut ndjek trendin evropian për uljen e normës së përgjithshme të të burgosurve.
Përderisa në gjithë Evropën norma u ul për 6.6% në periudhën mes vitit 2016 dhe 2018, duke kaluar nga 109.7 në 102.7 të burgosur në 100.000 banorë, Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve ku norma ka ra më së shumti, apo -9.7%.
Maqedonia e Veriut me 122,3 të burgosur për 100 vende, gjendet në mesin e tetë vendeve që kanë paraqitur problem serioz me mbingarkimin e burgjeve. Pas Maqedonisë është Rumunia, Franca, Italia, Republika e Moldavisë, Serbia, Portugalia dhe Çekia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas raportit numri i të burgosurve që është ulur në krahasim me vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut del me -9.6%.
Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve me vdekshmëri më të madhe në burgjet me 52.8 raste të vdekjes në 10.000 të burgosur.
Gjithashtu Maqedonia e Veriut në vendet me dënim më të gjatë të burgut 20.4 muaj, ndërsa mesatarja në Evropë është 8.2.
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...