Moti sot në Maqedoni të Veriut do të jetë me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare lokale kryesisht në pjesët veriore.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore era do të jetë nga drejtimi perëndimor dhe herë pas here do të forcohet.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri në 25 gradë.
UV indeksi do të jetë = 6.
Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.
Gjatë javës do të mbaj mot stabil me mëngjese të ftohta dhe temperatura gjatë ditës që do të jenë nën mesataren për këtë pjesë të vitit.
Nesër do të fryjë erë herë pas here e fortë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore do të intensifikohet era perëndimore, e më pas deri të enjten era herë pas here do të intensifikohet erë veriore.
Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra të shiut.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...