Nga Partia Demokratike Shqiptare nëpërmes një deklarate kanë reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Penale-Shkup për dënimin me burg të kryetarit të saj, Menduh Thaçi.
Nga atje thonë se vendimi i sotëm i gjykatës për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara te errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj gjykate paralajmërojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike.
“Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura që fatkeqësisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e kanë pasur kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, i cili në vazhdimësi survejoheshte, përndiqeshte mandej përfshirë edhe tentimin për likuidim fizik te tij. Argumente për këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete, me mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot”, thuhet në deklaratën e PDSH-së.
Nga PDSH gjithashtu thonë se Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndiqen të gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajësinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.
Sot Gjykata Penale në Shkup për rastin e PSP-së “Titanik” ka dënuar me 3 vjet e dy muaj burg liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, Sasho Mijallkov me 3 vjet, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e gjashtë muaj, Vllatko Sajkoski me 3 vjet, Sasho Srcev me 3 vjet dhe Aneta Stefanovska me 3 vjet.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...