Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian duhet hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por paralajmëroi gjithashtu se ky vendim nuk do të merret së shpejti.
Në takimin e zhvilluar në Bruksel me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, Tusk tha se ka vetëm një vendim për t’u marrë: “të hapen negociatat në linjë me rekomandimin e Komisionit Evropian.”
Sipas Tusk, dy shtetet ballkanike kanë bërë “gjithçka që pritej” për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjithsesi, kreu i Këshillit theksoi se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të ndërmarrë vendimin për hapjen e negociatave në ditët në vijim.”
Komisioni Evropian ka rekomanduar sërish hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, por disa vende skeptike si Franca, Holanda dhe Danimarka thonë se kërkojnë më shumë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./tch
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...