10.000 shtretër për refugjatët ukrainas i kanë ofruar Qeverisë vetëm biznesmenë në rajonin Ohër-Strugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Operatorët turistikë polakë i kanë anuluar aranzhimet e pushimeve në Maqedoni, ndërsa turistët holandezë e kanë shtyrë ardhjen në vend për një muaj, tregon për “NovaTV”, kryetari i Shoqatës së bizneseve hoteliere HOTAM, Krste Bllazheski.
Ai thotë se në krahasim me vitet para pandemisë, vizitat e mysafirëve të huaj në rajonin Ohër-Strugë janë ulur për të paktën 50 përqind.
“Nuk do të kemi shumë turistë të huaj për shkak të situatës në Ukrainë. Tani vetëm se kemi ulje të numrit të turistëve nga Polonia, ndërsa mysafirët nga Holanda të cilët duhet të fillonin aranzhimet më 1 maj, i kanë shtyrë për në qershor. Për turistët e tjerë të huaj eventualisht mund të ketë ndonjë grup nga Turqia, por në përgjithësi do të jetë vit i vështirë”, tha Bllazheski.
Sipas tij, për shkak të krizës ekonomike, rritjes së çmimi të derivateve të naftës, inflacionit do të bie numri i turistëve vendas dhe të huaj.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...