Maqedonia e Veriut, e cila u lind sot do të jetë mikja jonë, shkroi kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, në profilin e tij zyrtar në Tuiter, pak pas shpalljes së rezultateve dhe dritës jeshile nga Parlamenti grek për Marrëveshjen e Prespës. Ai shtoi se sot është ditë historike, sot “shkruhet faqe e re për Ballkanin”, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Gjeneratat e ardhshme të të dy vendeve i kanë borxh deputetëve mirënjohje të cilët me guxim i vendosën themelet për të ardhmen e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës harmonike mes dy popujve. Maqedonia e Veriut e cila u lind sot do të jetë mike jona. Aleate dhe mbështetëse e Greqisë në përpjekjet e saj për siguri, stabilitet dhe zhvillim të përbashkët në rajon”, shkroi kryeministri grek.
Alexis Tsipras në fillim të postimit të tij thotë se Greqia sot mbron një pjesë të madhe të historisë së vet, nga trashëgimia kulturore dhe historia antike greke.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë