Pas tërheqjes së Panos Kammenosit nga qeveria e koalicionit, kryeministri grek Alexis Tsipras së shpejti do ta kërkojë besimin e Parlamentit.
Këtë e kumtoi Tsiprasi pas përfundimit të takimit me liderin e Grekëve të Pavarur, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në deklaratën pas takimit, kryeministri grek tha se Kammenos ka parashtruar dorëheqje prej pozitës ministër i Mbrojtjes, ndërsa ai e ka pranuar.
Tsipras shtoi se do ta pranojë edhe çdo dorëheqje tjetër prej radhëve të Grekëve të Pavarur.
Ministër i ri i Mbrojtjes do të jetë shefi i Shtatmadhorisë, Evangelos Apostolakis.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi