Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.275 testime për coronavirus, ndërsa 281 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup (169).
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë me COVID-19, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 285 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.326, prej të cilëve 293.171 janë shëruar, ndërsa 9.191 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (24 mars) është 1.964.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër