Tre qytetarë në Serbi janë dënuar me burgim për shkelje të urdhrit për vetizolim, i cili synon të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.
Dënimet nga dy deri në tre vjet burgim u shqiptuan gjatë video-seancave gjyqësore.
Seancat u zhvilluan në distancë për të mbrojtur punonjësit dhe të pandehurit nga ekspozimi i mundshëm ndaj koronavirusit.
Njëri nga të pandehurit u dënua me maksimumin prej tre vjetësh burgim në qytetin Dimitrovgrad, ndërsa dy të tjerë me nga dy vjet, përkatësisht dy vjet e gjysmë, në qytetin e Pozharevcit.
“Duke shkelur vetizolimin, ata kanë krijuar rrezik për shëndetin e njeriut”, tha Dragana Jevremoviq-Todoroviq, gjykatëse dhe zëdhënëse e gjykatës në Pozharevc.
Serbia ka regjistruar 528 raste të të infektuarve me koronavirus dhe tetë vdekje.
Masat kufizuese, të ndërmarra nga autoritetet atje, përfshijnë ndalimin e lëvizjes jashtë të njerëzve mbi 65 vjeç dhe orën policore gjatë natës./rel
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...