Tre raste të reja të fruthit janë regjistruar dje në Shkup. Bëhet fjalë për dy foshnje të moshës 1.5 vjeçare nga Çairi dhe 10 muajshe nga Qendra, si dhe një fëmijë 5 vjeçar po ashtu nga Qendra.
Të tre të prekurit nga fruthi nuk kanë qenë të vaksinuar, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se me këto raste të reja nga dhjetori deri tani, gjithsej numri i të prekurve nga fruthi ka arritur 69.
Në ndërkohë, në çerdhet e Shkupit akoma nuk pranohen fëmijët e pavaksinuar, ndërsa inspektoratet shëndetësore po kryejnë mbikëqyrje për të parë nëse në kopshte pranohen fëmijë të pavaksinuar.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...