Kërçovë, 20 qershor – Sipas të dhënave statistikore nga Ministria e Shëndetësisë, në Kërçovë sot ka tre raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë komunë arriti në pesë.
Në Kërçovë deri më tani ishin të infektuar gjithsej tetë persona, por ndërkohë tre prej tyre janë shëruar. Nga shtabi i krizës në Kërçovë informojnë se bëhet fjalë për tre persona të moshës 28, 44 dhe 64 vjeçare, nga informatat e tubuara dy raste nga të infektuarit e rinj kanë pasur kontakte me dy raste të deritanishme aktive në Kërçovë.
“Gëzon fakti se gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore është stabile”, thonë nga komuna e Kërçovës.
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...