Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër”, gjykatësi kumtoi se tre avokatët Dimitar Draganov, Boro Tasevski dhe Sterjo Zikov, të cilët në këtë lëndë e kanë përfaqësuar të arratisurin ish kryeministrin Nikolla Gruevski, kanë hequr dorë nga autorizimi, njofton Portalb.mk.
Gruevskit i është ndarë avokat sipas detyrës zyrtare, gjegjësisht tani do ta mbrojë Petar Dimovski.
Përveç Gruevskit, në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja Daniella Rangellova, ish këshilltari në Komunën e Gazibabës Toni Trajkovski dhe tjerë.
Ndryshe, Trajkovski sot u paraqit në Gjykatën Penale, pasi që javën e kaluar u fotografua në Budapest bashkë me Gruevskin.
Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.
Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...