Në Maqedoninë e Veriut mijëra njerëz protestuan të hënën për të kërkuar drejtësi për 59 personat e vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate të dielën në qytetin Koçan dhe që t’i jepet fund korrupsionit që ata thonë se qëndron pas katastrofës më të rëndë të vendit ndër vite.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti në një klub nate në Koçan rreth orës 3:00 të dielën. Fillimisht mori flakë një copë tavani nga ndezja e fishekzjarrëve dhe shkaktoi këtë katastrofë.
Mbi 160 njerëz pësuan lëndime teksa po përpiqeshin të dilnin nga dalja e vetme e lokalit të pa licencuar ndërsa flakët ishin përhapur në çati.
Incidenti ka tronditur qytetin prej 25,000 banorësh që gjendet 80 km në lindje të kryeqytetit, Shkupit.
Njerëzit të cilët i kanë humbur të afërmit e tyre krijuan radhë jashtë spitalit të hënën për të dhënë mostra të ADN-së në rast se të afërmit e tyre nuk mund të identifikoheshin menjëherë.
Zyrtarët kanë thënë se licenca e klubit të natës “Pulse” ishte marrë në mënyrë të paligjshme dhe se në lokal mungonin aparatet e zjarrit dhe daljet emergjente.
Klubi, të cilin mediat lokale e kanë përshkruar si një ish-depo qilimash, është një ndërtesë me çati të valëzuar prej hekuri. Kishte vetëm një dalje emergjente, e cila ishte e kyçur gjatë koncertit të së dielës. S’kishte asnjë sistem alarmi zjarri apo spërkatës, ka thënë prokurori shtetëror i Maqedonisë së Veriut, Ljupco Kocevski.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër