Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaevi sot e priti ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Blerin, i cili në takim e theksoi si jashtëzakonisht të rëndësishme nismën “Ballkani i Hapur” dhe potencoi se qëllimet ndaj të cilave synon ky projekt për ndërlidhjen e rajonit në tregun e përbashkët dhe në shumë nivele të tjera do t’u sjellë shumë përfitime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe do të jetë akselerator i procesit për anëtarësim të këtyre vendeve në BE.
Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, ai shtoi se “Ballkani i Hapur” është nismë në kundërshtim me agjendat nacionaliste dhe se me këtë tre vendet udhëheqëse qartë i tregojnë Bashkimit Evropian se janë të përkushtuara në mënyrë serioze ndaj të ardhmes dhe rrugës evropiane.
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bleri, theksohet, informoi se në Shkup vjen në emër të Institutit të tij për Ndryshime Globale i cili në fokus e ka mbështetjen për zhvillim teknologjik të vendeve të cilat kanë ambicie të jenë konkurruese dhe të jenë në hap me vendet e përparuara teknologjike.
“Kryeministri Zaev e vlerësoi si të mirëpritur dhe në kohë të duhur vizitën e Toni Blerit në vendin tonë dhe në rajon, veçanërisht në kontekst të përcaktimit për digjitalizim të përshpejtuar të vendeve nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, si një hap i nevojshëm për realizim të qëllimeve të nismës”, theksohet në kumtesë.
Në takim, shtohet, u theksua edhe përfitimi që me digjitalizimin mund ta marrë Maqedonia e Veriut në pjesën e menaxhimit me të dhëna gjatë përballjes me Kovid-19, gjegjësisht për vënie në funksion të data bazave digjitale për regjistrim dhe verifikim të qytetarëve të cilët janë vaksinuar për lëvizshmërinë e tyre më të shpejtë në mbarë botën.
Zaevi dhe Bleri ranë dakord se vaksinimi është zgjidhje më e mirë globale në luftën me Kovid-19 dhe se normalizimi në jetën e qytetarëve në mbarë botën është i mundur vetëm përmes vaksinimit masiv, qëndron në kumtesë.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...