Një serb i tmerruar ka akuzuar producentët e televizionit se kanë droguar të dashurën e tij për të rritur shikueshmërinë, pasi pa të dashurën duke bërë seks direkt në realiti shou.
Mirela Lapanoviq dhe bashkëbanuesi i saj televiziv Milutin Radosavljeviq Milija janë parë nën çarçafë së bashku në një episod të nxehtë të Couples, që xhirohet në Beograd, transmeton portali arbresh.info.
Por, i dashuri i Lapanoviq Andrej Laharnar shikoi skenën eksplicite, të kapura nga kamerat e shtëpisë pasi u transmetua drejtpërdrejt.
Ai tha: “Po t’ia tregonin asaj pamjet, ajo do të tronditej”.
Ai gjithashtu ka pretenduar që përdorimi i drogës ishte i përhapur në mesin e njerëzve të përfshirë në shfaqjen e diskutueshme televizive.
Vitin e kaluar, shfaqja përfshiu titujt e gazetave e portaleve kur filmimet tronditëse treguan një bashkëshort teksa rrihte gruan e tij./Arbresh.info

Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...