Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare, Gafurr Adili nga Kërçova konsiderohet personi me i diskriminuar nga Tirana Zyrtare. Ky shqetësim është shprehur nga aktivistë të cilët përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkojnë trajtim ndaj Adilit, i cili aktualisht po strehohet në shtetin shqiptar, pasi që është shpallur person i padëshirueshëm nga autoritetet e Maqedonisë.
Më 1 korrik të vitit 2003 qeveria e Fatos Nanos e arrestoi me akuzën “nxitje e urrejtjes nacionale, fetare dhe racore”, me të cilën akuzë u mbajt ne burgun e sigurisë së lartë (burgu 313) i Tiranës deri më 25 nëntor 2013. Në prill të vitit 2004 nga Gjykata e Apelit të Tiranës e fitoi pafajësinë.
Në kohën që e arrestuan (1 korrik – 25 nentor 2003) Zvicra ia tërhoqi azilin politik (të fituar në vitin 1985), por edhe leje qendrimin e perhershëm (vizën C) në Zvicër.
“Qe nga 25 nentori i vitit 2003 e deri me sot (korrik 2017) z. Gafurr Adili ne Republiken e Shqiperise mbahet pa asnje dokument identifikimi, per çka lirshem mund te themi se u lirua nga burgu i vogel (burgu 313) i Tiranes dhe po mbahet ne burgun e madh te quajtur Shqiperi.
Mendohet se gjithe kjo padrejtesi z. Gafurr Adili i eshte organizuar nga politikanet shqiptare te IRJMI-se ne bashkeveprim me te Tiranes, sepse i jane frikesuar, ngase z. Adili njihet si personi qe rregullisht i ka kritikuar dhe luftuar mafiozet politike, jo vetem sllavo-maqedone (Gruevskin me kompani) por edhe mafiozet politike shqipfoles.”, kanë shkruar në letrën e tyre bashkëveprimtarët e Adilit.
Çfare logjike ka kur ish Presidenti (i sapolarguar) Bujar Nishani gjatë këtij muaji (në korrik të këtij viti) ja ka dekretuar shtetësinë shqiptare priftit Janullatos, i cili, jo vetëm që nuk është me gjak shqiptari, por eshte grek dhe edhe me shume se kaq.
Adili, i cili 4 dekada po vepron kombëtarisht, nuk po i jepet shtetësia shqiptare???!!! Edhe pse mori pafajësi nga shteti shqiptare ende rri i izoluar pa asnjë dukument identifikimi, duke pasur parasysh edhe kërkesat e tij (tre këkresa) për nënshtetësinë shqiptare. Adili është i njohur si ish-përfaqësues i AKSH-së, një formacion që u shpërbë disa vite më parë. (INA)
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...