Kryeministrja britanike Theresa May, ka uruar presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut për marrjen e detyrës.
May shpreson për bashkëpunim më të afërt mes Shkupit dhe Londrës, njofton Telegrafi Maqedoni.
““Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë isha dëshmitar i lidhjes së fuqishme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj për bashkëpunim edhe më të afërt midis vendeve tona”, shkroi në Twitter, Thereza May në urimin për Pendarovskin.
Ndryshe, dje Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të shtetit, pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale. Ai do të trashëgojë Gjorge Ivanovin, i cili për dhjetë vite ka qenë në krye të shtetit./Telegrafi/
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...