Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi sot priti në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj.
Në takim, siç informon shërbimi informativ i partisë, u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe në rajon, për proceset euroatlantike, si dhe për dialogun Prishtinë – Beograd.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi uroi ambasadorin Dedaj për emërimin në krye të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, duke vlerësuar lart bashkëpunimin mes të dy vendeve, si dhe hapërimin e përbashkët në drejtim të integrimeve euroatlantike.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër