PDSH-ja, Besa dhe Aleanca duhej të bashkoheshin kundër BDI-së.
Kështu deklaroi mbrëmë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi që konsideron se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni do të nis periudha e ndëshkimit të disa opozitarëve.
“Nuk u kap mbështetja ime nga ata që fituan më tepër vota tek opozita, në këtë rast Lëvizja Besa. Një iniciativë e tillë do të konstatohej se populli ia mori legjitimitetin BDI-së. Dhe, tani do kemi periudhën e ndëshkimit të këtyre opozitarëve në ciklet e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Tv Art, shkruan Alsat M.
Sipas Thaçit kjo situatë mund të zhvillohet kështu deri në zgjedhjet lokale, kjo qeveri të vazhdojë të funksionojë kështu dhe të shkohet në zgjedhjet parlamentare vjeshtën e vonshme.
“Nuk shoh interes të bashkësisë ndërkombëtare për ta zgjidh këtë situatë. VMRO-së i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa mendoj se edhe LSDM është aktor i rëndësishëm”, ka thënë Thaçi.
Laptopi më i lirë i Apple mund të hyjë në prodhim shumë shpe...
A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fs...
Celulari më i ri nga Samsung mund të prezantohet në fund të ...
Çeku prezanton dy investime për zgjidhjen e ujit të pijshëm ...
Nga jugu në veri, Kurti viziton Mitrovicën bashkë me Pecin e...
Kinezi 11-vjeçar studion 14 orë pa ndalur, përfundon në spit...