PDSH-ja, Besa dhe Aleanca duhej të bashkoheshin kundër BDI-së, kështu deklaroi mbrëmë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë një interviste në emisionin Zig-Zag në TV Art.
“Nuk u kap mbështetja ime nga ata që fituan më tepër vota tek opozita, në këtë rast Lëvizja Besa. Një iniciativë e tillë do të konstatohej se populli ia mori legjitimitetin BDI-së. Dhe, tani do kemi periudhën e ndëshkimit të këtyre opozitarëve në ciklet e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Thaçi.
Sipas Thaçit kjo situatë mund të zhvillohet kështu deri në zgjedhjet lokale, kjo qeveri të vazhdojë të funksionojë kështu dhe të shkohet në zgjedhjet parlamentare vjeshtën e vonshme.
“Nuk shoh interes të bashkësisë ndërkombëtare për ta zgjidh këtë situatë. VMRO-së i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa mendoj se edhe LSDM është aktor i rëndësishëm”, ka thënë Thaçi.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...