Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për Al Jazeera Balkans vlerëson se mund që të përsëriten ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, transmeton TetovaSot.
Sipas tij, në këtë situatë të turbullt politike gjithçka është e mundur, por shqiptarët nuk guxojnë që të bien pre dhe të zgjedhin një rrugë të tillë fatale për veten e tyre.
“Në një situatë të këtillë të paqartë, gjithçka është e mundur. Por, në mënyrë të përgjegjshme them se partia ime dhe unë personalisht asnjëherë nuk do të marrim pjesë në një skenar të këtillë. Jo pse jam altruist i madh dhe e dua Maqedoninë, por nga përvoja politike them se kjo gjë do të ishte një rrugë fatale për shqiptarët.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë