Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi në Koroshishtë se partia që drejton ai do ti realizoj të drejtat e shqiptarëve.
“Sa më shumë shqiptarë përkrahin PDSH-në, unë aq më shpejt do t’i realizoj qëllimet,” është shprehur lideri i PDSH-së.
Ai ka thënë se koncepti I tij politik është demokracia konsensuale. “Pozita e zëvendëskryeministrit nuk është çështje karieriste për shkak se unë i kam kaluar këto. Koncepti im politik është demokracia konsensuale”, ka theksuar Thaçi.
Ndërkaq, kandidati tjetër për deputetë, Vasfi Doko ka kërkuar mbështjetjen e qytetarëve për Partinë Demokratike Shqiptare.
“E dijmë të gjithë që Koroshishta ka qenë një bastion i revolucionit progresiv dhe çerdhe e arsimit. Unë do të jem ai që do të shtrij dorën në ndihmesë të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë por për këtë duhet një përkrahje nga ju për PDSH-në.”/INA
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...