Paga mesatare neto në Maqedoni e tejkaloi kufirin nga pothuajse 400 euro, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë për janar të këtij viti, që krahasuar me janar të vitit të kaluar do të thotë rritje prej 1275 denarëve, përkatësisht 5,6 %.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se është shumë e rëndësishme rritja e rrogave në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe veshjeve.
“Në industrinë e lëkurës ka rritje të rrogës mesatare për 2.171 denarë ose 19%, krahasuar me janarin e vitit 2017. Në prodhimin e veshjeve, rritja e rrogës mesatare është 2.069 denar ose 16%. Në industrinë e tekstilit rroga mesatare rritet për 24%, përkatësisht për 3.870 denarë”, u shpreh Dragan Tevdovski.
Sipas Tevdovski ka lëvizje pozitive ekonomike, ndërsa numrat tregojnë se ekonomia maqedonase po ecën në drejtim të mirë.
Nga ana tjetër OBRM-PDUKM-ja thekson se qytetarët shikojnë se si ekonomia po përmbytet, ndërsa si ngarkesë shtesë që vetëm do të përkeqësojë situatën gjithashtu shihet ligji për gjuhët, për të cilin siç thonë, Tevdovski i fshehë shpenzimet e vërteta mbi atë se sa do të kushtojë implementimi i ligjit./Telegrafi/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...