Sot në sheshin “Iliria” në Tetovë mbahet protestë kundër bixhozit që e organizon Lëvizja Anti-bixhoz.
E pranishme në protestën e sotme është edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi si dhe krerët e bashkësive fetare në Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët protestojë kundër kazionve dhe bastoreve të shumta në qytet.
Kreu i Bashkësisë fetare në Tetovë, Qani Nesimi tha se nuk ka dyshim se të gjithë njerëzit e zgjedhur si në nivel qendror dhe në atë vendor do ta marrin seriozisht këtë problem i quajtur kazino që nuk ka lënë rrugë të lirë në Tetovë. “Do të kërkojmë që rinia jonë të jetë shëndoshë dhe jo të kërkojë zgjidhjen në kazino”, tha kreu i BFI-së – Tetovë.
Prifti Aleksandar Stojanovski në fillim të fjalimi tha se kjo nismë është që të gjithë i bashkon dhe se Kisha e mbështet dhe përshëndet këtë nismë të kësaj Lëvizjes Anti-Bixhos. Ai tha se Kisha gjithmonë kundër këto kazinotë, duke ju bërë thirrje të heqin nga qyteti kazinotë dhe nëse miratohet ndonjë vendim i tillë të jetë i rreptë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër