Pacienti nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se dje rreth orës 17:30 është sulmuar ka mjeku në spitalin klinik të Tetovës në Tetovë.
“Personi V.S (67) nga Bërvenica ka paraqitur se dje në orën 17:30 gjatë kontrollit mjekësor në Spitalin Klinik në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga SH.F, mjek në spital”, thohet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Për vetëm tre ditë ky është incidenti i dytë në spitalin e Tetovës. Të premten, mjeku ka qenë i sulmuar ndërsa dy vëllezërit tjerë që e sulmuan u paraburgosën.
Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 10 muaj burg për posedi...
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...