Një trup i një burri të vdekur është gjetur dje në një banesë në Tetovë, pasi që komshinjtë në polic kanë lajmëruar se nga banesa është shpërndarë një erë e rëndë.
Ashtu si informuan nga MPB-ja, dje në orën 10.20 në SPB Tetovë, 45 vjeçari S.O. nga Tetova ka lajmëruar se në një banesë në rrugën “121” ku ka jetuar 75 vjeçari B.P, ditëve të fundit është ndjerë një erë e rëndë.
Zyrtarët policor kanë dal në vendngjarje dhe në banesë kanë gjetur të vdekurin. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Tetovë, Prokurori Publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore, ku iu është gjetur një dokument udhëtimi dhe dokument shëndetësie nga pronari i banesës B.P.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...