Edhe këtë vit mbahet marshi tradicional për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar që organizon SHB “SYTË E SHARRIT” nga Tetova.
Marshi ka filluar sot në mëngjes ndërsa do të realizohet në relacionin: Tetovë-Sellcë-Guri i Kuq.
Pjesëmarrës në marsh janë bjeshkatarët nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës
“Një mundësi për të festuar bashkë me të gjithë adhuruesit e ngjitjes në male, për të qenë NJË, për të valëvitur FLAMURIN KUQ E ZI, të vetmin që nuk njeh dallime gjinore, krahinore, fetare, politike…
Sot bashkë në këtë marsh jenë marshistë nga të gjitha trojet shqiptare…
Të na roj për jetë e mot flamuri Ynë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook njëri nga organizatorët e marshit Hisen Xhemaili.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari