Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është kategorizuar në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale, sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare (GTMI).
Ai ka thënë se kjo e vendos vendin tonë në mesin e shteteve me nivel të lartë të maturitetit digjital.
“Rezultatet e publikuara sot dëshmojnë progresin që ka arritur Kosova gjatë tre viteve të fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit, të cilët mbulojnë fusha si: sistemet kryesore qeveritare, shtytësit e digjitalizimit në qeveri, përfshirja e qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në vitin 2020 Kosova ishte në grupin C, të vendeve me fokus të kufizuar. Në vitin 2022, u kategorizua në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Sivjet, jemi në grup A”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tutje ka thënë se avancimi në indeksin GTMI konfirmon përparimin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve elektronike dhe në zbatimin e reformave që adresojnë shtyllat kryesore teknologjike, qeverisjen e të dhënave, zhvillimin e shkathtësive digjitale në administratën publike dhe qasjen mbarëqeveritare ndaj transformimit digjital.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...