Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.635 testime për coronavirus, ndërsa 277 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 141, Prilep – 23, Manastir – 20, Kumanovë – 17, Kavadar – 14, Veles dhe Ohër – nga 9, Kërçova dhe Strumicë – nga 7, Gostivar, Kriva Pallanka dhe Struga – nga 4, Gjevgjeli – 3, Bogdanci, Koçani, Negotina, Resnja dhe Tetova – nga 2, Vallandova, Dibër, Kratovë, Krushevë dhe Shtip – nga 1
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 6 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 shkurt deri 3 mars 2022.
Kurse ISHP ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 301.293, prej të cilëve 289.978 janë shëruar, ndërsa 9.137 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (12 mars) është 2.178./Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK