Tërmeti që u ndje në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në rajonin e Shkupit, epiqendrën e ka pasur në rajonin e Ferizajit dhe Vitisë të Kosovës, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Shkup.
“Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, me stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e mbajtur nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematike – Natyrore në Shkup, sonte në ora 23:07 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit gjendet 28 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në rajonin e Ferizajit – Vitisë, Republika e Kosovës”.
“Tërmeti kishte magnitudë prej 3.3 ballë, kurse është ndjerë nga qytetarët e qytetit të Shkupit dhe rrethinës me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makrsozimike Evropiane”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të FSHMN-së.
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare