Tre shtetas të huaj, ku dy prej tyre ishin me origjinë maqedonase, katër vite më parë tentuan të kalonin nga Porti i Durrësit në drejtim të shtetit italian e më pas për në Zvicër 835 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Sasia e drogës ndodhej e futur në mesin e produkteve ushqimore të konservuar, turshi kastravecash dhe specash.
Prej asaj kohe, policia e Durrësit shpalli në kërkim të tre shtetasit, duke çuar në prangosjen e njërit prej tyre T. Velichkov në pikën kufitare të Morinës, përcjell albinfo.ch.
“Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...