Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë mbudhje të premten ku do të dëgjohen propozimet për gjendjen me pandeminë në Maqedoni të Veriut.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk duhet masa shtesë, por mjafton të respektohen protokollet dhe të rritet përqindja e vaksinimit.
Ai njoftoi se sot ka dërguar letër te mjekët amë që t’i thirrin pacientët e pavaksinuar.
“Me anëtarët e KSI-së jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në periudhën kur situata ishte e qetë. Krahas këmbimit të informacioneve, ashtu edhe evoluoi nevoja për mbledhje. Të premten do të ketë mbledhje, ndërsa sa i përket masave, do t’i dëgjojmë propozimet dhe pikëpamjet. Unë mendoj se duhet të vazhdojnë masat dhe të rritet përqindja e vaksinimit. Sot dërguam letër te mjekët amë që t’u bëjnë thirrje pacientëve të pavakssinuar të vaksinohen”, tha Filipçe.
Ai shtoi se kriter kryesor për vendosjen e masave të reja do të jetë edhe rreziku nga kapacitet spitalore.
“Përfshirja e vaksinimit është kyçe. Edhe respektimi i masave dhe protokolleve janë opsion për dalje nga kriza”, tha Filipçe./Telegrafi/
Mbledhje komemorative për këngëtarin Shemsi Krasniqi – Shemi
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...