Të hënën (12 shkurt) në bankën e të akuzuarve përsëri do të ulen të akuzuarit për rastin “Monstra”, të cilët do të gjykohen nga fillimi për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, në liqenin e Smillkovës.
Gjykimin tani do ta udhëheqgjykatësi Ognen Stavrev, pasi Gjykata e Lartë shfuqizoi gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu për rigjykim, edhe atë me kërkesë të Prokurorisë Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas vendimit për rigjykim, gjykata solli vendim që të lirohen nga burgu të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masën e përkujdesit, gjegjësisth të mos e lëshojnë qytetin ku jetojnë dhe dy herë të javë të paraqiten në gjykatë.
Ndërsa fletarrestet ndërkombëtare për Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq akoma janë aktive.
Nga Prokuroria nuk zbulojnë se kush do të jetë prokuror të këtë lëndë, ndërsa më parë ishte Gordana Geshkoska.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...